Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kreu i Deçanit prezantoi punën 6-mujore para qytetarëve

Në takimin e parë me qytetarë për punën e ekzekutivit për këtë vit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka prezantuar të mërkurën punën e bërë në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018 dhe projektet e realizuara deri më tash, projektet që janë në implementim e sipër dhe ato që priten të nisin brenda këtij viti, njoftoi zyra për informim e kësaj komune.

Në fillim Ramosaj bëri të ditur se në këtë 6-mujorë janë nisur një sërë projektesh, në mesin e tyre vazhdimi i punimeve në kilometrin e 6-të të rrugës Deçan-Plavë, kompleksi i dëshmorëve në fshatin Sllup dhe në fshatin Baballoq, kanalizimi i ujërave të zeza në zonën urbane, asfaltimi i rrugës kryesore në brendi të fshatit Beleg, hapja e kanaleve të ujitjes në bashkëpunim më kompaninë “Drini i Bardhë”, asfaltimi i rrugës në fshatrat Hulaj –Pobërgj, fillimi i punimeve në kanalizimin e ujërave të zeza në fshatin Sllup dhe rregullimi i rrugëve në këtë fshat, kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Lumbardhë, hapja e rrugëve të reja në qytet dhe në disa fshatra, ndarja e 33 grandeve për bizneset e reja në bashkëpunim më organizatën “Hellp’’, ujësjellësi në fshatin Strellc, furnizimi me kontejnerë në bashkëpunim më GIZ-in gjerman dhe organizata të tjera, dhe hartimin e planit komunal për menaxhimin e mbeturinave.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)