Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krerët të MPB-së vizituan Stacionin policor Veriu në Prishtinë

Sot, ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të PK-se Shpend Maxhuni vizituan stacionin policor Veriu në Prishtinë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Delegacioni u priten në një takim njoftues nga komandanti i stacionit policor dhe stafi menaxhues i këtij stacioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sefaj dhe drejtori Maxhuni u njoftuan me punën dhe angazhimet e personelit policor të këtij stacioni, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të zonës së përgjegjësisë të cilën e mbulon ky stacion policor.

Stacioni policor Veriu në Prishtinë mbulon një zonë të madhe të përgjegjësisë, ku nga të gjitha vlerësimet situata e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Për të gjitha shqetësimet nga aspekti i sigurisë që kanë qytetarët, zyrtarët pran këtij stacioni i trajtojnë me prioritet, efikasitet dhe profesionalizëm të lartë.