Në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se janë bërë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit për përmbushjen e kriterit të fundit për liberalizim të vizave.
“Janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Është konkludim i përbashkët, edhe nga vizitat që kam zhvilluar në Bruksel, se Kosova ka plotësuar 95 kritere”, ka thënë Thaçi, ndërsa më pas është ndalur rryma, raporton Koha.net.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se vendi ynë është duke e kaluar një periudhë të rëndësishme në reformat që janë të domosdoshme dhe që e kanë në fokus sistemin e drejtësisë.
“Kosova vërtet është serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se në këtë proces kemi garanci se në këtë proces do të jemi të suksesshëm. Pasi që po ndodh konsolidimi i institucioneve të ligjit. Kosova do të kthehet në storie të suksesit”, tha Haradinaj.
Ai po ashtu theksoi se liberalizimi i vizave është një çështje urgjente dhe shpreson se gjatë ditëve në vijim BE-ja do të japë lajmin për këtë çështje.
Në këtë takim, pjesëmarrës ishte edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili tha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e vazhdueshme në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm.
Edhe
Thaçi në konferencën e prokurorëve, rikujton se Kosova ka përmbushur kriteret për viza
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se janë rritur rastet e shqyrtimit të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai tha se Kodi i ri Penal pritet të miratohet shumë shpejt, ndërsa theksoi se obligimet e ministrisë që ai drejton në raport me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë përmbushur.
-
Haradinaj takon eurodeputetin McAllister, thotë se ka marrë dritën e gjelbër për liberalizim
-
Alarmohen institucionet e Kosovës për paqartësitë rreth heqjes së vizave
-
Haradinaj me ambasadorët e Quint-it: Jemi në rrugën e duhur për liberalizim të vizave
-
Detyrat e Kosovës para vendimit final për liberalizimin e vizave