Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krerët e shtetit urojnë Ukrainën për Ditën e Pavarësisë, Kurti përmend takimin me Zelenskyn

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë. Ukraina sot feston përvjetorin e 32-të të Pavarësisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një urimi në platformën “X”, ka thënë se “shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer”.

“Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës – Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

E në ambientet e Ballkonit të Hapur të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, mirëpritën qytetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në mesin e tyre edhe gazetarë ukrainas në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë.

Kurti në adresimin e tij tha se Republika e Kosovës qëndron plotësisht prapa Ukrainës në këtë mision të shenjtë. Ai përmendi edhe Deklaratën e Përbashkët të G7-s për mbështetjen e Ukrainës, e të cilës iu bashkua Kosova.

Edhe Kosova zotohet t’i qëndrojë në krah Ukrainës Arbëri Kosova zotohet t’i qëndrojë në krah Ukrainës

“Vetëm këtë javë, ne iu bashkuam Deklaratës së Përbashkët të G7-s për Mbështetjen për Ukrainën. Duke vepruar kështu, ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar gjithçka që mundemi për mbrojtjen e Ukrainës, në këtë kohë nevoje”, tha Kurti.

Ministrja e Jashtme, Gërvalla, tha se nuk ka “kompromis për pavarësi, sovranitet dhe dinjitet”. Ajo shtoi se është e bindur se Ukraina do ta fitojë luftën.

Kurti po ashtu përmendi takimin që pati të hënën në Athinë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ishte nder të takohem nga afër me presidentin Zelensky. Shpresoj që në takimet e ardhshme ne mund të diskutojmë se si Kosova e Ukraina mund të punojnë së bashku për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe interesin tonë të përbashkët”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij. “Si pjesë e përkushtimit tonë për popullin ukrainas që nga fillimi i luftës ishte gatishmëria për të strehuar deri 5000 ukrainas të zhvendosur nga konflikti. Disa prej tyre janë këtu sot me ne, i uroj mirëseardhje të veçantë në këtë Ditë të Pavarësisë”.

Zelensky mori pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për nder të 20-vjetorit të Samitit të Selanikut, e ku u ftuan liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe ata të BE-së.

Edhe Kurti uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova do t’i qëndrojë afër Arbëri Kurti uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova do t’i qëndrojë afër

Kurti kishte publikuar një video duke u përshëndetur shkurtazi me Zelenskyn para darkës.

Zelensky në videon e postuar në platformën “X” kishte përmendur takimet me liderët në Athinë, por nuk përmendi askund Kosovën.

“Katër vizita. Suedi, Holandë, Danimarkë, Greqi. Samiti Ukrainë – Ballkan. Bisedime me liderët e Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Komisionit Evropian. Ne kthehemi në shtëpi me një përkrahje të re politike dhe marrëveshje që e bëjnë Ukrainën më të fortë”, ka shkruar Zelensky.

Pushtimi rus i Ukrainës nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar. Kosova iu bashkua masave që ndërmori bota demokratike kundër Rusisë. 

 

Edhe Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion Arbëri Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion