Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, gjatë takimit me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur shqetësimin për pengesat që Serbia po ia vendosë produkteve të prodhuara në Kosovë.
Ai ka ushtruar nga BE-ja që të ushtrojë autoritetin që Serbia t’i respektojë marrëveshjet e arritura për lëvizjen e lirë të mallrave.
“Kërkoj nga BE-ja që ta ushtrojë autoritetin e vet tek Serbia që t’i respektojë marrëveshjet e arritura për lëvizje të lirë të mallrave në CEFTA”, ka deklaruar Krasniqi.
Ambasadori i BE-së, Szunyog ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e Kosovës për të pasur një ekonomi më të qëndrueshme dhe zhvillim më të madh në këtë drejtim, si dhe fondin nga BE-ja për rimëkëmbje ekonomike prej 5 milionë eurosh në kuadër të ndihmës për tejkalimin e pandemisë COVID-19.
-
Krasniqi: Për mosrespektimin e marrëveshjeve të CEFTA-s nga Serbia i jemi drejtuar BE-së
-
Bytyçi pret zgjidhje për çështjen e ndalimit të mallrave serbe
-
Szunyog në takime lamtumirëse me liderët, rikonfirmon përkushtimin e BE-së në mbështetje të Kosovës
-
Szunyog në veri: Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog
-
Szunyog: Kosova ta heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe