Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), mbajtën konferencë me temën “Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike”.
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi tha se e rëndësishme për një produkt që ta gjej tregun është cilësia e tij dhe siguria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se marrëveshja e MSA-së ka hapur një kapitull si një mundësi për eksportin e prodhimeve të vendit.
Po ashtu ai tha se për Qeverinë e Kosovës dhe për Ministrinë e Bujqësisë siguria e ushqimeve është një prioritet.
Një prej nismave, sipas Krasniqit, është certifikimi i 523 fermave të mjedrës.
Siç tha ai, certifikimi është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të shihet si një barrë por një avancim i këtyre kompanive, shkruan KP.
Krasniqi bëri të ditur se viteve të fundit është bërë një përkrahje më e madhe për bizneset.
Drejtoresha e BERZH-it në Kosovë, Elena Petrovska, tha se bujqësia luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, dhe se sipas saj ky sektor është punësuesi më i madh në Kosovë.
Petrovska tha se bujqësia dhe produktet e ushqimeve ende nuk kanë arritur kualitetin që të konkurrojnë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Ndërsa, Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv AVUK, tha se industria e ushqimeve në Kosovë ka përparuar dhe është duke u bërë konkurrente edhe me produktet e vendeve të tjera.