Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë se shqiptarët janë fitimtarë pasi “janë të drejtën e tyre dhe fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi”.
“Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri. Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve. Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë - fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ai tha se është obligim dhe detyrë të kultivohet shpresa si dhe të ketë orientim të pandryshuar, për të ardhmen dhe gjeneratat e reja.
“Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara. Urime 28 Nëntori”, thuhet në njoftim.
-
Krasniqi: Sot fituan qytetarët e demokracia
-
Krasniqi: Kandidatët e PDK-së dëshmojnë se lidershipi është shërbim, jo privilegj
-
Krasniqi kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së: Askush s’mund ta rishkruajë historinë
-
Krasniqi: Dëshmia e Rubinit po hedh poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë
-
Krasniqi për vendimin e Speciales: Drejtësia mund të vonohet, por e drejta nuk ndryshon