Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë Kurti: Tri vjet mashtrim

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim e degradim Qeverinë Kurti në trevjetorin e emërimit të saj.

Krasniqi ka postuar një video material përmes së cilës ka përmbledhur “disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.

Krasniqi ka thënë se, mbi të gjitha, këto tre vjet kanë shpërfaqur natyrën mashtruese të kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij, “duke u sjell shumë dëme shtetit dhe qytetarëve”.

“Tri vjet degradim - korrupsion - nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje - izolim - frikë. Tri vjet mashtrim!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

VIDEO: