Albert Krasniqi nga D+ e ka quajtur ndërhyrje të pashembullt të presidentes Vjosa Osmani në shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së KQZ-së.
Ai përmes një postimi në Faceboook ka shkruar se Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Osmanit për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së.
Krasniqi ka thënë se kompetencat e Presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa po mendon Osmani.
“Në vendimin për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së, ajo ka marrë rolin e katër institucioneve të tjera: 1. Gjykatës Kushtetuese, duke i interpretuar vet kriteret për certifikim të kandidatëve për deputetë; 2. Kuvendit, duke vlerësuar punën e KQZ-së; 3. Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke konstatuar shkelje në verifikimin e votuesve jashtë vendit; 4. Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke konstatuar shkeljen e të dhënave personale”, ka shkruar ai. “Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet. Përndryshe është fitore për lajmet e rrejshme të shpërndara gjatë zgjedhjeve për KQZ-në, për bullizmin politik të Sami Kurteshit e për ndërhyrjet arbitrare të Presidentes në punën e institucioneve të pavarura”.
Valdete Daka është shkarkuar të hënën nga pozita e kryesues së KQZ-së, për t’u emëruar më vonë Kreshnik Radoniqi në këtë pozitë.
-
Daka i drejtohet Avokatit të Popullit për shkarkimin nga presidentja
-
Me shkarkimin e Dakës, pushteti bëhet shumicë në KQZ
-
Daka: Vendimi i presidentes për shkarkim ishte i përgatitur më herët
-
BE-ja “merr në dije” shkarkimin e Dakës
-
Hoxhaj: Të këqijat që e presin Kosovën nga Osmani e Kurti janë alarmante