“Mos luani me luftën” është përgjigjur Jakup Krasniqi derisa është pyetur nga prokurorja Drita Hajdari lidhur me një shkrim autorial që e kishte bërë pas ngritjes së aktakuzës ndaj Limajt.
Krasnqi, tha se një shkrim i tillë ndoshta do të mund të ishte objekt trajtimi në Beograd, por jo këtu. “Me neve le te luajnë sa të donë, po jo me luftën”, ka thënë Krasniqi, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë deklaratë e tillë ka nxitur reagimin e prokurores Hajdari, Limajt e avokatit të tij. Sipas Krasniqit, Limaj nuk mund të jetë përgjegjës për vrasjen e dy civilëve, sepse nuk ishte qëllimi të merreshin me civil, e për më tepër, ishin njëri nga fshati i tij e tjetri nga fshati i dajave të tij.
Krasniqi është pyetur edhe për dëshminë që e kishte dhënë në Hagë, ku ai tha se e ka mbrojtur UÇK-në, Limajn e Kosovën.