Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jakup Krasniqi ftohet për të dëshmuar në gjykimin ndaj Limajt

Jakup Krasniqi do të ftohet për të dëshmuar në gjykimin kundër Fatmir Limajt, i akuzuar për krime lufte.

Kjo ka qenë kërkesë e prokurores Drita Hajdari, e cila hoqi dorë nga shumica e dëshmitarëve të tjerë, të propozuar nga përfaqësuesi i palëve të dëmtuara.

Gjithashtu, përveç Krasniqit, në këtë proces për të dëshmuar është ftuar edhe Ragip Begaj, gjithashtu anëtar i Nismës. Me gjithë se e kanë quajtur të pa rregullt proceduralisht një kërkesë të tillë, mbrojtja është pajtuar me kërkesën, pasi siç ka thënë avokati Rrecaj, për hir të familjarëve.