Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi e ka akuzuar pushtetin për regres shtetëror.
“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën - 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror”, ka shkruar ai krahas videos së publikuar ku ka cituar Raportin për Kosovën të Komisionit Evropian.
“Korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë. Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën ndaj korrupsionit”, ka cituar ai këtë raport.
-
Krasniqi: Me dorëheqjet individuale të kryeministrit dhe ministrave, u hap rruga për votim të raportit
-
Kosova shënon rritje për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit
-
Krasniqi pas publikimit të Raportit të BE-së për Kosovën: Shqetësues e alarmues
-
Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë Kurti: Tri vjet mashtrim
-
KDI për raportin e TI-së: Kosova duhet t’i qaset seriozisht luftës kundër korrupsionit