Sociologu Artan Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë besim në institucionet e Kosovës.
Teksa ka folur në “Interaktiv” të KTV-së rreth blerjeve në sasi të madhe të produkteve elementare ushqimore ditëve të fundit në Kosovë, Krasniqi ka thënë kjo tregon për një mosbesim në institucione.
“Mosbesimi në institucione prej qytetarëve është shumë i madh që vjen si pasojë e një mungese të shtetit për ta krijuar besimin tek qytetarët. Fjalimi i Kurtit kur thotë që duhet të dërgohet mielli në furra, është fjali gjysmake, sepse ajo që do të duhej të vinte pastaj edhe me deklaratën se kemi rezerva”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, sigurimi i ushqimit për shqiptarët ka qenë edhe tradicionalisht një sfidë.
“Të gjitha vitet e 90-ta janë të mbushura me këso lloj krizash dhe njerëzit natyrisht që e kanë në mendje atë dhe u kthehet në njëfarë stresi ose traume dhe në këto raste artikujt ekzistencial janë elementar. Sigurimi i ushqimit tradicionalisht për shqiptarët ka qenë sfidë”, është shprehur Krasniqi.