Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: Listat e veteranëve më së shumti janë të fryra në Dukagjin

Si ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare, Jakup Krasniqi në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka folur për listat e veteranëve të Kosovës.

Ai ka kujtuar janarin e vitit '99 kur kishte pyetur se cili është numri i saktë i ushtarëve në zonat e Shalës dhe Llapit.

“Në janar të vitit '99 nuk kanë pasë më shumë se një mijë ushtarë, nuk kanë pasë më shumë ushtarë", ka thënë ai.

"Në zonën e Dukagjinit kam qenë dy herë, nuk është ai numër, nuk kanë mundur ta mbajnë atë numër që e kanë dhanë. Është i fryrë edhe atë tepër, më së shumti është i fryrë në zonën e Dukagjinit", ka shtuar tutje Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk mund të vlerësojë saktë ndonëse kishte shumë Brigada mirëpo, theksoi Krasniqi, asnjë nga to nuk kishte as numrin e nevojshëm për ushtarë.


Krasniqi: Edhe numri i Haradinajt për ushtarë është i fryrë, në Dukagjin s’janë as 6 mijë

Jakup Krasniqi në Rubikon të KTV-së ka shpalosur eksperiencat që kishte në kohën kur shërbeu si zëdhënës i UÇK-së.

Edhe Dikur Haradinaj thoshte se UÇK-ja në Dukagjin ka 6000 ushtarë, tash thotë mbi 15 mijë Arbëri Dikur Haradinaj thoshte se UÇK-ja në Dukagjin ka 6000 ushtarë, tash thotë mbi 15 mijë

Ai përmendi zonën e Dukagjinit ku sipas tij kishte aq numër të madh të brigadave, sa disa prej tyre, nuk e plotësonin as kushtin që thirreshin si të tilla, pasi nuk kishin numër të mjaftueshëm të ushtarëve për të formuar atë.

Krasniqi foli edhe për shifrën e dhënë në librin e kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili shkruan se ishin diku rreth 6 mijë.

"Edhe ajo është e fryrë, edhe shifra prej 6 mijë është e fryrë. Po flasë gjithmonë për ushtarët në formacionet e organizuara, çka ka pas jashtë, nuk e di".