Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot janë bërë pesë ditë nga kidnapimi i tre zyrtarëve policorë, brenda territorit të Kosovës, nga forcat serbe.
Sipas tij, për pesë ditë, nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, trajtimin e tyre nga autoritetet serbe dhe sipas tij, akoma asnjë vizitë te ta.
“Derisa Serbia dhe Vuçiqi po refuzojnë të lirojnë policët tanë dhe kundërligjshëm po i mbajnë në paraburgim, në anën tjetër, kryeministri dhe Qeveria po na mbajnë në errësirë në lidhje me situatën e tyre. Kërkoj nga Qeveria që të luajë një rol shumë më aktiv dhe të përgjegjshëm për rikthimin sa më parë në shtëpi të Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se mbi të gjitha, kërkon nga kryeministri që të tejkalojë inatet e tij personale dhe të shtojë bashkëpunimin e koordinimin me partnerët ndërkombëtarë që sipas tij, është mënyra e më e shpejtë dhe efikase për lirimin e tyre.
-
Reagimet e opozitës për lirimin e tre policëve
-
Krasniqi: Rrëmbimi i policëve, shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
-
Krasniqi kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së: Askush s’mund ta rishkruajë historinë
-
Krasniqi: Kurti i do edhe disa ditë, por as në ëndrrat më të mira s’mund ta bëjë shumicën
-
Krasniqi kritikon heshtjen e Qeverisë për arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu nga Serbia