Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia dhënë Bechtel-Enkan-as 53 milionë euro, se si erdhi deri të kjo pagesë, ndërsa ka kërkuar që “pyetjet tjera t’i bëjë Prokuroria Speciale e Shtetit”.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
“Për “Bechtel Enkan” do të paguajmë 53 milionë euro”. Edhe po e zëmë, se qeveria ia paska arritur që ta zbres shumën nga 63 në 53 milion. Por, kush dhe si erdhi deri të kjo shumë? Si u caktua shuma? A vërtetë nuk pat ndonjë zgjidhje tjetër? A kaq e lirë në kryerjen e punëve të Autostradave “Kombëtare”qenka “Bechtel-Enka”, sa në hallin tonë t’ia akordojmë një shumë prej 53 milionëve?
Pyetjet tjera, le t’i bëjë Prokuroria Speciale e Shtetit?! Kuptohet nëse nuk janë të ngarkuar me punë të pa rëndësishme?!
-
Si i arsyeton kryeministri 53 milionë eurot dhënë “Bechtel Enka”-s
-
Si i arsyeton kryeministri 53 milionë eurot dhënë “Bechtel Enka”-s
-
Qeveria ndan 53 milionë euro për “Bechtel Enkan”
-
Rasti “53-milionëshi”, eksperti financiar habitet me “Bechtel & Enkan”
-
Lekaj: U dhanë 53 milionët për ta ruajtur buxhetin