Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi ka shtatë pyetje për marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas takimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Krasniqi me këtë rast ka shtruar shtatë pyetje lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, për të cilën Putini ka thënë se Rusia do ta mbështesë nëse Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje.

Postimi i plotë:

KRYETARI I KOSOVËS PASKA THËNË:

“Me presidentin rus Putin, u përqendruam për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë’”, citohet nga Thaçi t’i ketë thënë Putini.

Edhe Krasniqi pas takimit Thaçi-Putin për dialogun: A e autorizoi Kuvendi presidentin për këtë çështje? Arbëri Krasniqi pas takimit Thaçi-Putin për dialogun: A e autorizoi Kuvendi presidentin për këtë çështje?

Nga kjo dalin disa pyetje:

1. Kush duhet ta përgatitë atë marrëveshje? 2. A e ka autorizuar Kuvendi i Kosovës, Kryetarin Thaçi për ketë çështje? 3. A ka një dokument iniciues dhe kush e ka inicuar atë? 4. A mund t'ju besohet kjo çështje kaq e madhe dy kryetarëve të Kosovës e Serbisë? 5. Cilat janë shtyllat kryesore të kësaj Marrëveshjeje? 6. Kjo Marrëveshje a do të jetë definitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi? 7. Kush e garanton ketë Marrëveshje nga pala ndërkombëtare?