Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi-Goodman: Gra flisni e kërkoni drejtësi

Për rastin e keqpërdorimit seksual të një të miture nga mësimdhënësi i saj dhe një hetues policor, ka reaguar edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë që foli publikisht për dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj në kohën e luftës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi-Goodman ka kërkuar nga vajzat dhe gratë të flasin dhe të kërkojnë drejtësi për raste të tilla.

“Unë e kam ndarë rrëfimin tim të hidhur por edhe juve vajza dhe gra të Kosovës ju inkurajoj të ngrehni zërin dhe të kërkoni drejtësi. Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimin e merituar!” ka shkruar ajo.

Lidhur me rastin në fjalë, sot është arrestuar polici e është risuspenduar arsimtari.