Deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi ka mohuar të ketë pasur përplasje fizike me Xhelal Sveçlën nga Lëvizja Vetëvendosje, pas përfundimit të emisionit “Rubikon” në KTV.
Deputeti Krasniqi ka thënë sot për KosovaPress se nuk ka pasur rrahje mes tyre, vetëm kanë pasur konflikt verbale të ashpër dhe asgjë më shumë. Ai po ashtu tha se kjo ka ndodhur pasi ka përfunduar emisioni Rubikon.
“Ka qenë vetëm një konflikt verbal, tensionim verbal, kurrgjë më shumë”, ka thënë Krasniqi.
Sveçla të mërkurën nuk ka dashur të komentojë gjatë duke hedhur poshtë se ka pasur përplasje fizike por ka thënë se ka pasur veç fjalosje, raporton Koha.net.
Autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka thënë se gjatë emisionit të së mërkurës për dialogun me Serbinë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme dhe se emisioni ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.
-
Kosova merr nën kontroll stacionin hekurudhor në Zveçan, Sveçla: Nuk ka lidhje me zgjedhjet
-
Procedura ndaj Sveçlës veçohet, seanca ndërpritet me kërkesë të Zybës
-
Kandidati i VV-së për deputet thotë se u sulmua fizikisht
-
“Terroriste e kriminele” – përplasje e ashpër e Krasniqit të VV-së me Labanin e Listës Serbe
-
Sveçla e akuzon aktivistin e LDK-së për shkelje të heshtjes zgjedhore, partia i përgjigjet