Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi e quan të paorganizuar Kuvendin e Kosovës

Për Albert Krasniqin e KDI-së, që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur të paorganizuar këtë institucion.

“Kuvendi krejtësisht i pa organizuar. Thërret seanca plenare që i ngarkon me nga 28 pika të rendit të ditës - seanca nuk përfundon. Në ndërkohë thirret seancë e re, një tjetër e jashtëzakonshme edhe një debat parlamentar. Asnjëra nuk përfundon me kohë. Kështu të hapura i mbesin nga tri-katër seanca”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, Kuvendi duhet t’i kthehet mbajtjes së seancave të rregullta të enjteve, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren e Punës.

“Duke thirrur seanca në ditë të ndryshme të javës, po ç’rregullon organizimin e punës së komisioneve parlamentare dhe planifikimet e deputetëve. Nëse seancat mbahen në një orar të rregullt dhe sipas një plani të punës (të cilin ende nuk e ka miratuar) edhe dështimi i tyre si pasojë e kuorumit do të ishte më i vogël. Sot Kryesia e Kuvendit i caktoj tri seanca për javën e ardhshme”, ka shtuar Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm