Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria ka dështuar në ekonomi, dhe se këtë, shtoi ai, e ka konfirmuar edhe raporti i Bankës Botërore.
Në Facebook ai shkroi se vendi po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që prej pasluftës.
“Raporti i ri i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj - qeveria ka dështuar në ekonomi! Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport”, shkroi Krasniqi.
Krasniqi tha se qytetarët po bartin barrën e krizës e cila, sipas tij, është krijuar nga paaftësia e qeverisjes së kryeministrit Kurti.
“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”.
Edhe
BB-ja parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në Kosovë
Banka Botërore ka paraparë ngadalësim të rritjes reale të Bruto Prodhimit Vendor (GDP) për vitin 2022.
-
Krasniqi pas paralajmërimit të KESCO-s: Pasojë e qartë e dështimit të Qeverisë Kurti
-
Qeveria s’pajtohet me raportet që e nxjerrin Kosovën mes më të varfrave në rajon e Evropë
-
Krasniqi pas publikimit të Raportit të BE-së për Kosovën: Shqetësues e alarmues
-
Tahiri: Qeveria ka dështuar në rrafshin e brendshëm dhe në atë të jashtëm