Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje lidhur me votimin dhe procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputet, pas vendimit të Gjykatës Supreme për largimin nga lista të kandidatëve me aktakuza.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve.
Sipas tij, në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar.
Lidhur me fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme, Elezi ka thënë se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i ndryshuar në vitin 2010, ka qartësuar mënyrën e votimit.
“Sipas nenit 110, paragrafi 4, votuesi pajiset me një fletëvotim në zgjedhje dhe a). e shënjon atë me votën për një subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit politik. Ndërsa, në paragrafin 5 theksohet se “nëse një fletëvotim shënjohet për më shumë se 5 kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik”. Pra, votuesi duhet të zgjedhë vetëm 1 subjekt politik dhe më së shumti 5 kandidatë nga ai subjekt politik”, ka thënë ai.
(Publikuar me leje të Radios Evropa e Lirë)
-
Elezi: Nëse s’ka ndonjë ankesë, shpallja e rezultateve përfundimtare bëhet më 26 qershor
-
KQZ-ja sqaron mungesën e shiritit ngjitës në votimin me postë
-
KQZ-ja del me sqarim për votuesit me postë
-
KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike
-
Elezi: Varësisht prej gjetjeve, rinumërimi mund të zgjerohet edhe në vendvotime të tjera