Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, mori 3 vendime si në vijim:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për decertifikimin e 5 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike pasi këta kandidatë kanë parashtruar në KQZ kërkesën për tërheqje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e 63 kandidatëve të subjekteve të ndryshme politike, të cilët zëvendësojnë kandidatët e decertifikuar nga KQZ-ja për shkak të aktgjykimeve të plotfuqishme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për akreditimin e Grupit të I-rë të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar në kuadër të këtij grupi është 30. Në mesin e tyre janë edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian. Me këtë rast, anëtarët e KQZ-së u shprehën të kënaqur që edhe këto zgjedhje do të vëzhgohen nga ky mision. Vëzhgimi i zgjedhjeve, u shprehën anëtarët, ndikon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në procesin zgjedhor.