Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ anulon vendimin për decertifikim të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar vendimin për decertifikimin e 86 kandidatëve që kanë kandiduar për zgjedhjet lokale pas vendimit t të Gjykatës Supreme.

"Nga ne kërkohet që të anulohet vendimi për decertifikimin e 86 kandidatëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka vepruar sipas ligjit dhe ka zbatuar ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obliguar të veprojë ashtu siç ka vepruar. Ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet", citon kp të ketë thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja Betim Gjoshi ka thënë se ky vendim i Gjykatës Supreme i mundëson të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale dhe krime të rënda që të kandidojë në zgjedhje.