Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në veri – Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Nga 43 qendra votimi që i pati planifikuar KQZ-ja, ajo ka arritur të sigurojë 23. Tetë do të jenë në Leposaviq, pesë në Zubin-Potok, në Zveçan pesë dhe në Mitrovicë të Veriut pesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshe nga hera e kaluar kur u votuar, më 23 prill 2023, tani qendrat e votimit nuk do të jenë kontejnerë, por hapësira publike, salla e prona të AKP-së.
Anëtarë të KQZ-së patën insistuar në hapjen e të gjitha qendrave të votimit në veri, me gjithë kundërshtimin e drejtorëve të shkollave të emëruar nga strukturat ilegale.
Nga lista e objekteve që do të shfrytëzohen si qendra të tilla parashihen të jenë gjithsej gjashtë shkolla në katër komuna.
Serbët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë procesin e iniciuar nga vetë ata për shkarkim të kryetarëve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, duke dhënë disa arsyetime, si numrin e votuesve, vëzhgimin e procesit me kamera e të tjera.
Për shkarkim të kryetarëve, sipas udhëzimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokaj, nevojitet vota pro e 50 për qind të trupës elektorale të komunës përkatëse, plus një votues.
Nëse edhe ky proces kalon, atëherë organizohen zgjedhjet e reja në këto katër komuna.
Procesi i 21 prillit u iniciua me një peticion, ku u kërkua nënshkrimi i 20 për qind të trupës elektorale të secilës komunë.
Serbët dhe partitë serbe i patën bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit 2023 në komunat veriore, por pas vendosjes së kryetarëve të partive shqiptare në ndërtesat komunale, nxitën tensione e protesta të dhunshme, ku u lënduan shumë gazetarë, policë e ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.



