Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndryshimin e lokacioneve të qendrave të votimeve në Komunën e Leposaviqit.
Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, ka thënë se tri qendra nuk i plotësojnë kushtet.
“Qendra në fshatin Borqan nuk i plotëson kushtet objekti, bartet qendra e votimit në Soqanicë e Epërme. Qendra në fshatin Kushtovë nuk i plotëson kushtet objekti, bartet qendra e votimit në objekt privat brenda fshatit. Qendra 1210 nuk i plotëson kushtet dhe zhvendosët në Jarinje të Poshtme”, ka thënë Elshani.
KQZ-ja ka paraqitur edhe kamerat që do të vendosen në vendvotime më 9 shkurt.
-
KQZ-ja ndryshon tri lokacione të qendrave të votimeve në Leposaviq
-
KQZ-ja hap afatin për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës
-
Raportohen probleme me rrymë në 6 qendra votimi
-
KQZ-ja miraton zëvendësimin e anëtarëve të KKZ-së në Prizren e Mitrovicë të Veriut
-
Qytetarë të shumtë ankohen se iu ndryshuan qendrat e votimit pa u informuar paraprakisht