Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka njoftuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur më 11 qershor.
Një kopje të rezultateve KQZ e ka dërguar edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Mund t’iu konfirmoj se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për vendimin lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Së bashku me shkresën njoftuese, ne i kemi bashkangjitur edhe një kopje të rezultateve të certifikuara. Po ashtu, një kopje të rezultateve e kemi dërguar edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Në bazë të rregullores së Kuvendit, presidenti i Kosovës duhet ta thërras mbledhjen konstituive të Kuvendit në afat prej një muaji që nga dita e certifikimit të rezultateve nga KQZ.
-
KQZ-ja zyrtarisht sot e njoftoi presidentin për rezultatet zgjedhore
-
KQZ-ja mban sot mbledhje për certifikimin e rezultateve përfundimtare
-
Sot bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve
-
Thaçi me Dakën diskutojnë se si t’i hapet rruga formimit të Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit
-
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën