Komisioni i Pavarur për Media, ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, që të lirojë mediat nga pagesa e taksës për licencë për vitin 2020, për shkak se siç thotë ky komision, është krijuar vështirësi e gjendjes financiare si rezultat i pandemisë COVID-19.
KPM vlerëson se kjo formë e mbështetjes së mediave është inkurajim për vazhdimin e punës së tyre.
“Komisioni i Pavarur për Media, sipas nenit 141 të Kushtetutës, është autoriteti i vetëm përgjegjës për Kosovën, për rregullimin, menaxhimin dhe caktimin e resurseve të spektrit të frekuencave të transmetimit, dhënien e licencave dhe mbledhjen e tarifave vjetore për shfrytëzimin e frekuencave transmetuese”, thuhet ndër tjera në letrën e KPM-së drejtuar MFT.
Në bazë të Ligjit për KPM, neni 26, të licencuarit e KPM-së janë të obliguar që të paguajnë tarifën vjetore për licencë.
KPM thotë se ka përcjellë raportimin e mediave në kohë pandemie dhe ka parë vështirësitë financiare të tyre gjatë kësaj kohe.
Edhe
Zyra e BE-së: Të respektohet pavarësia e KPM-së
“KPM vlerëson lartë punën e mediave, në veçanti punën e tyre që nuk ka qenë aspak e lehtë gjatë kësaj periudhe”, thuhet tutje.
Këtu mund të lexoni të plotë kërkesën e KPM-së dhe mediat e propozuara që të lirohet nga pagesa
-
Kusari: Projektligji për KPM-në, përpjekje për t’i kontrolluar mediat online
-
Projektligji për KPM-në vlerësohet si sulm ndaj portaleve
-
AGK-ja e KMSHK-ja i kërkojnë Qeverisë ta tërheqë projektligjin për KPM-në: Vendos kontroll mbi media
-
KPM-ja paralajmëron masa ndaj mediave të licencuara që ndryshojnë pronësinë pa miratim të saj