Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KPK kërkesat e Sindikatës i quan të drejta, por të dëmshme për nxënësit

Kёmbëngultёsia e SBASHK-ut pёr vazhdimin e grevës sё mёsimdhёnёsve dhe mosgadishmёria e Qeverisё sё Kosovёs pёr pёrmbushjen e kërkesave tё tyre dёmtojnë interesat dhe tё drejtat e nxёnёsve dhe prindërve, thuhet në një reagim të kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës Bajram Beqiri.

Apeli i SBASHK-ut drejtuar prindërve dhe nxënësve të Kosovës për tё vazhduar grevën e filluar javёn e kaluar pёr shkak tё mospërmbushjes sё kërkesave tё tyre nga ana e Qeverisё sё Kosovёs ёshtё tejet shqetёsues dhe i dёmshёm pёr Këshillin e Prindërve të Kosovës, prindërit dhe nxënësit e Kosovës.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka pritur nga ana e Qeverisë sё Kosovёs qё pas grevës njёorёshe tё javës sё kaluar do tё reflektojë nё mёnyrё qё tё shuhen kёrkesat e sindikalistёve pёr vazhdimin e grevёs . Edhe pse njё gjё e tillё nuk ka ndodhur kemi pritur qё edhe Sindikata e Arsimit tё bёjë edhe njёl ёshim tё radhёs nё interes tё nxёnёsve dhe arsimit nё pёrgjithёsi duke ndryshuar formёn e veprimit sindikal pёr realizimin e kërkesave tё tyre shumё legjitime dhe tё drejta.

Pёrkundёr apelit tё SBASHK-ut, Kёshilli i Prindёrve kёrkon nga prindërit qё femijёt e tyre t’i dёrgojnё me kohё nё shkollё, sipas orarit tё rregullt, kurse nga drejtoritё komunale tё arsimit, nga drejtorёt e shkollave dhe nga personeli ndimёs kёrkojmё qё tё marrin masat e nevojshme pёr krijimin e kushteve pёr fillimin e mёsimit me kohё.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve dhe për sakrificën e tyre të lartë në vitet.

Edhe Prindërit kundër grevës së SBASHK-ut, kërkojnë masa tjera për t’i arritur qëllimet Arbëri Prindërit kundër grevës së SBASHK-ut, kërkojnë masa tjera për t’i arritur qëllimet

Nëpërmes kësaj komunikate për shtyp ripёrsёrisim apelin drejtuar Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të marrin masat e nevojshme dhe të përmbushin obligimin e tyre ndaj mësimdhënësve.

Njëkohësisht apelojmë SBASHK-n tё ndryshojnë formёn e veprimit sindikal, e cila me pak mund tё dëmtojë procesin mёsimor dhe tё heqin dorё nga ana e kësaj greve të paralajmëruar, në mënyrë që të mos krijohen pengesa pёr prindërit dhe nxënësit, kurse ne do ju mbështesim nё forma tjera sindikale dhe do të jemi krah i fortё i mёsimdhёnёsve, thuhet në reagimin e kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri.