Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KP: Policia me kontrolle të shtuara rreth kishave

Policia ka shtuar kontrollet rreth kishave dhe manastireve. Ajo ka ndërprerë pushimet vjetore dhe ka rritur orarin e punës nga 8 në 12 orë.

Kryeministri Isa Mustafa dje ka mbledhur Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Masat e tilla janë marrë për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”.

Ambasada Amerikane u ka dhënë udhëzime qytetarëve të vet se si të veprojnë në rast të ndonjë sulmi terrorist, transmeton kp.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, sugjeron Ambasada amerikane për qytetarët e vet në Kosovë.

“Në rast të ndonjë sulmi terrorist në qytetin tuaj ose ku jeni duke udhëtuar, qytetarët amerikanë duhet të përcjellin instruksionet e sundimit të ligjit lokal dhe personelin e shërbimeve të emergjencave, të monitorojnë informacionet për sigurinë në uebsajtin e Ambasadës amerikane. Ndërsa, për më shumë informacione duhet të shikojnë uebsajtin e udhëtimeve të Departamentit të Shtetit për Kujdes në gjithë botën, paralajmërimet e udhëtimeve, dhe informatat specifike të Kosovës”, thotë Ambasada amerikane në Prishtinë.

Alarm i ngjashëm është dhënë edhe në Tiranë.