Nuk janë kundër ndërtimit të autostradës "Arbër Xhaferi", por vetëm po kërkojnë të evitohet një rrezik.
Banorët e fshatit Kovaçec të Kaçanikut, nuk janë të kënaqur me ndërtimin e një nënkalimi, përmes të cilit do të ndalohej rrjedhja e ujit të lumit.
Ankohen se nëse bëhet ndërtimi i tunelit ata do të bllokohen, derisa nuk e përjashtojnë mundësinë shembjes së dheut nga lagështia që herë pas here e shkakton rritja e nivelit të ujit në lumë.
Banorët ankohen edhe për vlerësim jo të drejtë të shpronësimit.
Zyrtarët që kanë udhëhequr këtë proces thonë se vlerësimi i parcelave të tyre është bërë në bazë të tregut të komunës së Kaçanikut.
Artikuj të ngjashëm
-
Përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi” do të përballet me protesta të banorëve të Paldenicës
-
Banorët në Nikaj të Kaçanikut në protestë për asgjë më tepër se sa rikyçje në rrugën ekzistuese
-
Banorët e Nikajt kërcënojnë me ashpërsim nëse deri të premten s’u bëhet nënkalimi në “Arbën Xhaferi”
-
Banorët e Paldenicës protestojnë pas bllokimit të rrugës Kaçanik - Hani i Elezit
-
Koci ka dy shqetësime në lidhje me autostradën “Arbën Xhaferi”