Athinë, 16 shkurt – Natyrisht që negociatat me Shqipërinë do të kishin përfundim pozitiv, deklaroi dje në mbrëmje, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë dhënë stacionit televiziv grek ”Alpha” dhe i cituar sot nga gazeta e njohur greke ”Proto Thema”.
“Me palën shqiptare negociatat po zhvillohen që prej dy viteve e gjysmë”, deklaroi Kotzias.
”Ishte e natyrshme që në një moment ato të mbërrinim në një përfundim pozitiv. Unë shpresoj të arrijmë atje”, tha ministri grek, por pa dhënë detaje rreth paketës konkrete dhe marrëveshjes.
Shefi i diplomacisë greke përmendi edhe incidentin me anijen turke duke theksuar se Greqia po shqyrtonte mundësinë e kërkimit të kompensimeve për dëmet e vogla shkaktuar një anijeje të Rojes Bregdetare greke, pasi ajo u godit nga një anije patrulluese turke pranë ishullit Imia, sipas agjencisë greke ANA-MPA.
“Ne po shqyrtojmë nëse turqit duhet të paguajnë për dëmin”, deklaroi Kotzias, në intervistën që u transmetua pak para mesnatës.
”Turqia arriti në linjën e kuqe dhe në një farë mënyre e kaloi atë. Greqia nuk do të reagojë kaq paqësisht në rast të ndonjë incidenti tjetër në të ardhmen”, theksoi ai.
Edhe
Kotzias pret marrëveshje me Shqipërinë në fund të majit
I pyetur të komentonte për deklaratën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, sipas të cilit tri nga shtatë çështjet me Greqinë ishin zgjidhur, Kotzias u tregua i rezervuar.
“Është një deklaratë optimiste nga Zaev dhe optimizmi është një gjë pozitive”, tha Kotzias.
-
Kotzias optimist se marrëveshjet me Shqipërinë mbyllen në maj
-
Ministri grek Dendias nesër në Tiranë me ultimatumin: Rruga juaj në BE kalon nga Athina!
-
Sipas mediave greke, ministri Dendias ka rënë dakord me Ramën që të përsëriten bisedimet
-
Fati i Marrëveshjes së Detit me Greqinë, pas dorëheqjes së Kotzias