Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria është duke punuar që sipërmarrësit të mos jene vetëm.
Gjatë një takimi me komunitetin e biznesit dhe OEK-un, Haradinaj ka paralajmëruar takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor 26 shkurt në Londër, për të cilin ka kërkuar nga ta që nëse kanë projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin e tyre si investim, Qeveria do t’i paraqesë atje.
“Jemi të interesuar që të bashkëveprojmë që këto projekte t’i prezantojmë në emrin tuaj”, tha kryeministri.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, potencoi se një ndër sfidat kryesore për sektorin privat kanë qenë kamatat bankare dhe, sipas tij, partneriteti me BERZh-in është ajo çka i duhet Kosovës.
“Me vetë faktin që kemi mbështetjen e kryeministrit është një vlerë e shtuar. Një qasje e tillë është rruga më e nevojshme për të mbështet sektorin privat. Jemi këtu që bashkërisht të ndajmë këtë rrugëtim”, tha Gërxhaliu.
-
Kosova e përkushtuar të vazhdojë partneritetin me BERZH-in në projektet më të rëndësishme të vendit
-
Kryekomunarët presin përkrahje nga BERZH-i
-
Qeveria do të mbështesë projektet publiko – private për financim nga BERZH-i
-
Haradinaj u tregon investitorëve botërorë në Londër se çfarë ofron Kosova në këmbim të investimeve
-
Haradinaj në Londër prezanton projekte zhvillimore të Kosovës