Prishtinë, 7 mars - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, takoi sot në Budapesht z. Andreás Klein, udhëheqës i departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, si dhe z. Levente Benkó, Drejtor Politik në të njëjtën ministri, i shoqëruar gjithashtu në këto dy takime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi dhe Zëvendës ambasadori Asdren Gashi.
Takimet ishin të karakterit punues, informativ dhe praktik me qëllim të thellimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve tanimë të mira dhe miqësore në mes dy shteteve tona. Zëvendësministri Gecaj informoi bashkëbiseduesit me rrjedhat politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës, por edhe me problemet, sfidat dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të përkrahjes hungareze në proceset shumë të rëndësishme të avancimeve tona shtete-formuese. Të dy bashkëbiseduesit i premtuan z. Gecaj se Hungaria, ashtu si edhe deri më tani, do të qëndroi e pa luhatur pranë Kosovës në rrugën tonë drejt integrimeve euroatlantike.
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën