Një shtetas i Kosovës nga Prizreni është dënuar me një vit e dy muaj burgim nga Gjykata Themelore në Ulqin, pasi u shpall fajtor për shkaktimin e një zjarri që përfshiu një objekt afarist në Ulqin vitin e kaluar.
Sipas njoftimit të gjykatës, H.L. (41 vjeç) u dënua për veprën penale të “cenimit të rëndë të sigurisë publike”, pasi më 26 qershor të vitit të kaluar hodhi një bisht cigareje, duke shkaktuar zjarr që më pas përfshiu të gjithë objektin afarist, shkruan Vijesti.
“Gjykata Themelore në Ulqin ka shpallur aktgjykimin me të cilin i pandehuri H.L. (41), nga Prizreni, është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit e dy muaj burgim. Me të njëjtin aktgjykim, ai obligohet edhe të kompensojë dëmin e shkaktuar palëve të dëmtuara”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sipas aktakuzës, zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale në zonën ku ndodhi ngjarja.
Gjatë caktimit të dënimit, gjykata mori parasysh si rrethana lehtësuese faktin se i akuzuari është i martuar, baba i dy fëmijëve të mitur dhe pa precedentë penalë. Ndërkaq, si rrethanë rënduese u vlerësua shkalla e lartë e dëmit material të shkaktuar, i cili, sipas gjykatës, tejkalon shumëfish nivelin minimal të nevojshëm për ekzistimin e kësaj vepre penale.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj aktgjykimit brenda tetë ditësh nga pranimi i vendimit me shkrim.
-
Shtetasi kosovar dyshohet se vrau bashkëjetuesen në Ulqin dhe më pas i vuri zjarrin shtëpisë
-
Arrestohet një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, dyshohet për zjarrvënie
-
Shtatë vjet burgim autorit të vjedhjes së rreth 3 kg ari në Prizren
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Rreziku gjatë verës, Hoxha: Deri në 10 vjet burg për zjarrvënie të qëllimshme