Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion ua ka revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit të Turqisë.
“Duke iu referuar rasteve konkrete Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion ka vepruar në bazë të Ligjit për të Huaj dhe mandatit që ka për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me leje qëndrim”, thuhet në njoftim.
Sipas MPB-së kjo është një procedurë ligjore e cila është aplikuar edhe në rastet e mëhershme, si për të huajt me leje qëndrim, gjithashtu edhe për të huajt që kanë fituar shtetësinë e Kosovës dhe u është revokuar për arsye të sigurisë, apo procedurave tjera të parapara me ligjin përkatës.
“Prandaj ne si organ kompetent, gjatë administrimit të provave kemi konstatuar se për personat në fjalë, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e leje qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës për arsye të përcaktuara me ligjin për të huaj, konkretisht nenit 6 të ligjit ku flet për refuzimin apo revokimin e lejes së qëndrimit për rrethanat e sigurisë shtetërore”, thuhet në njoftim.
Pas nxjerrjes së vendimit për revokim të lejes së qëndrimit, është njoftuar Policia e Kosovës si organ kompetent për ekzekutimin e këtyre vendimeve. Pas revokimit të leje qëndrimit, qëndrimi i mëtejmë i këtyre qytetarëve konsiderohet i jashtëligjshëm.
Edhe
Dokumentet dëshmojnë që shtetasit turq kishin leje qëndrimi në Kosovë
“Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese kundër vendimit për revokim në gjykatën kompetente sipas ligjit për procedurë administrative”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Policia e Kosovës sot në mëngjes ka arrestuar drejtorin e institucioneve “Gulistan”, Mustafa Erdem, zëvendësin e tij, Yusuf Karabina, drejtorin Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan.
-
Me ndryshime ligjore synohet të parandalohen rastet sikur ai i “gylenistëve”
-
Apeli e kthen në rivendosje rastin e tre zyrtarëve për deportimin e gjashtë shtetasve të Turqisë
-
Apeli i kërkon MPB-së të ofrojë prova rreth revokimit të lejeqëndrimeve ndaj dy shtetasve turq
-
Sqarim për publikun: Gjykata Themelore nuk ka anuluar vendimin rreth lejeqëndrimit të shtetasve turq