Ministrja e jashtme e Austrisë Karin Kneissl, e cila po qëndron në Nju Jork me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, planifikon të bisedojë me homologun e saj amerikan Mike Pompeo mbi marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë.
Ajo, siç transmeton Insajderi, pas arritjes në Nju Jork ka deklaruar për gazetarë, se po planifikon të bisedojë me Pompeon për Evropën Juglindore, në mënyrë të shkëmbejnë vlerësimet e gjendjes.
SHBA, sipas fjalëve të saja, janë shumë të interesuara për vlerësimin dhe eksperiencën e Austrisë, sidomos sa i përket zhvillimeve më të reja të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kneissl do ta mbajë fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të KB të shtunën, me fokus në nevojën e politikës së jashtme të bazuar në rregulla dhe të drejtën ndërkombëtare.
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Gërvalla udhëton në New York
-
Në SHBA, thirrje që sesioni i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, ia kujtojnë qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Kosova luan në Vjenë ndaj Austrisë