U nënshkrua marrëveshja për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber dhe Udhëheqësi i Projektit për Energji i GIZ-it, Avni Sfishta.
Nga kjo marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka siguruar 1.7 milion euro, të dhuruara nga Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë, si asistencë teknike për afat kohor 2 vjeçar.
“Objektivi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i kornizës ligjore dhe teknike për implementimin e kërkesave të Komunitetit Evropian të Energjisë, të ndërlidhura me energji dhe klimë. Ndër të tjera, GIZ do t’i ofrojë Ministrisë së Ekonomisë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, staf mbështetës, mbulim të shpenzimeve administrative, si dhe trajnime të ekspertëve për implementim të projektit” thuhet në komunikatë.
Ky projekt është vazhdimësi e bashkëpunimit afatgjatë mes Kosovës dhe Gjermanisë, ku gjatë 22 viteve Kosova ka përfituar 660 milionë euro, duke ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe shndërrimin e Kosovës në një partner për komunitetet trans-atlantike dhe evropiane.
-
Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE
-
Gjermania zoton 37 milionë euro për punësim e zhvillim ekonomik në Kosovë
-
MF: Gjermania ofron 72.1 milionë euro për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian
-
Nënshkruhet marrëveshja prej 50 milionë eurosh me BERZH-in për efiçiencë të energjisë
-
Prizreni përfiton 1 milion euro nga granti për energji efiçiente