Me rastin e javës botërore të ushqyerjes me gji, organizata “Human Care” organizoi bashkëbisedim me qytetarët e Prishtinës në sheshin “Nëna Terezë”.
Qëllimi i shënimit të kësaj jave është informimi dhe sensibilizimi i qytetarëve, përkatësisht nënave, me të ushqyerit me qumështin e gjirit për foshnjat.
Java botërore e ushqyerjes me qumështin e gjirit është një aksion madhor që zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë javës së parë të muajit gusht.
Qumështi i nënës është thelbësor për mirëqenien e fëmijës në fazat e para të jetës dhe për të ardhmen e tij, përveç kësaj ka dhe efekte pozitive për nënën të vërtetuara shkencërisht.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rekomandohet që krahas ushqimeve shtesë edhe pasi foshnja të mbush 6 muaj, të vazhdohet të ushqyerit me qumësht gjiri.
-
Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit, shënohet edhe në Kosovë
-
Shënohet java e të ushqyerit me qumësht të gjirit
-
Java Botërore e Ushqyerjes me Gji, edhe nënat me COVID-19 mund të ushqejnë foshnjat e tyre
-
Ekspozita e Llapashticës hap “Javën e Gjidhënies” në Kosovë
-
1 Qershori, Dita Botërore e Qumështit