Vetëm 40 për qind e fëmijëve të moshës nën gjashtë muaj, ushqehen me qumësht të gjirit të nënës.
Për ta rritur këtë përqindje edhe më shumë, në hapjen e Javës Botërore të Gjidhënies me temën “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”, u tha se ushqyerja e fëmijëve me qumësht gjiri, mbron shëndetin e tyre.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Merita Vuthaj, ka thënë se po angazhohen që të jenë një hap më përpara se kompanitë farmaceutike që zëvendësojnë qumështin e gjirit të nënës, duke iu ofruar mbështetje nënave që t’i ushqejnë foshnjat me qumësht gjiri, raporton KTV.
{gallery}
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se gjidhënien, si shoqëri, nuk guxojmë ta kthejmë në tabu, pasi, sipas tij, qumështi i gjirit të nënës është i pazëvendësueshëm dhe mbron shëndetin e fëmijëve dhe të nënës nga sëmundje të ndryshme.
Java e Gjidhënies ka nisur me hapjen e një ekspozite, ku janë paraqitur në fotografi shumë nëna nëpër ambiente të ndryshme duke i ushqyer fëmijët e tyre me qumësht gjiri të bëra nga fotografi Arben Llapashtica.
-
Vetëm 29% e nënave kosovare ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri deri në muajin e gjashtë
-
Kosova shënon javën botërore të “Ushqyerjes me gji”
-
Java Botërore e Ushqyerjes me Gji, edhe nënat me COVID-19 mund të ushqejnë foshnjat e tyre
-
Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit, shënohet edhe në Kosovë
-
Shënohet java e të ushqyerit me qumësht të gjirit