Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

1 Qershori, Dita Botërore e Qumështit

1 Qershori njihet ndërkombëtarisht si Dita Botërore e Qumështit, e shënuar në vitin 2001 nga Kombet e Bashkuara. Kjo ditë mbeti që të respektohet dhe të promovohet qumështi, shkruan “Upi” të mërkurën.

Dita e Qumështit gjithashtu u shënua për t’i publikuar punët dhe aktivitetet e ndërmarrjeve të qumështit në mbarë botë, duke e konsideruar qumështin si lëng i konsumuar globalisht.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë e la 1 qershorin pasi para 2001-s, vende si Kina, tashmë po e festonin një ditë të qumështit.

“Tema e këtij viti do të nxjerrë në pah punën që po bëhet tashmë për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike si dhe për të ndihmuar në uljen e ndikimit të sektorit të qumështit në planet”, thuhet në faqen zyrtare të Ditës Botërore të Qumështit.

1 qershori nuk e shënon vetëm Ditën Botërore të Qumështit. Në këtë datë festohet ndër të tjera edhe Dita e Fëmijëve.