Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova shënon dhjetëvjetorin, por ende është në “kafaz”

Kosova po shënon 10 vjet shtet. Gati po kaq vjet ka edhe premtime të liderëve shtetërorë për liberalizim vizash.

Ëndrra e kosovarëve për republikë u bë realitet më 2008-ën, ndërkohë ajo për lëvizje të lirë në zonën shengen po mbahet peng nga liderët shtetërorë, raporton KTV.

Krerët institucionalë asnjëherë nuk kanë ngurruar të japin afate për lëvizjen e lirë të kosovarëve, duke krijuar shpresa të rreme në popull.

Kampioni i premtimeve për liberalizim padyshim që ishte Hashim Thaçi.

Ky mbeti vetëm një nga premtimet e kryeministrit të asaj kohe.

Edhe 16 vjet pas Pavarësisë, qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza Arbëri 16 vjet pas Pavarësisë, qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza

Deklarimet e tij i përforconte çdo ditë. Para qytetarëve, disa herë me garanci thoshte se ky nuk është premtim i tij por premtim i Brukselit.

Për shumë vite, fjalët e Thaçit i përsërisnin edhe vartësit e tij.

Pas disa vitesh, kur Hashim Thaçi nga pozita e të parit të qeverisë bëhet vartës i Isa Mustafës, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, ndryshon kursin dhe tonin.

Ai nis ta akuzojë ashpër BE-në. Thotë se po bëhet institucion burokratik e Kosovës po i bëhet e padrejtë.

Madje kishte shkuar aq larg sa pati kërcënuar edhe me protesta para zyrës së BE-së në Prishtinë.

I ashpër nisi të bëhej edhe kryeministri Isa Mustafa, por edhe ai vazhdoi traditën e paraardhësit të tij, duke premtuar heqjen e vizave shpejt.

Por, kur pa që BE-ja nuk lëviz pa i plotësuar kushtet Kosova, tha se as atij nuk i duhet viza, kur populli është i izoluar.

Mustafa harroi se një copë të madhe faji pse Kosova mbeti i vetmi vend i izoluar në Ballkan, e kishte edhe vetë ai dhe partia e tij, bën të ditur KTV.

Mustafa e quante perceptim korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, derisa deputetë të partisë së tij dolën kundër marrëveshjes për demarkacionin, duke pamundësuar që të bëheshin numrat në Kuvend për ta kaluar marrëveshjen me Malin e Zi, si kriter kyç për liberalizim.

Megjithatë, viti 2016 sërish ringjalli shpresat e venitura të kosovarëve.

Rekomandimi pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën në sy të qytetarëve u pa si fundi i izolimit.

Ministri Bekim Çollaku atë ditë festoi me shampanjë në zyrën e tij këtë lajm nga Komisioni Evropian.

Kjo eufori vazhdoi. Një ditë pas, qytetarët prisnin në radhë për të nxjerrë pasaportat biometrike, duke besuar se Kosova vërtet më në fund po e thyen izolimin.

BE-ja nuk ndryshoi kriteret për liberalizim, e liderët vazhduan luftën deklarative me Evropën.

Një kryeministri tjetër i erdhi radha ta përsërisë gënjeshtrën e vjetër.

Ramush Haradinaj, posa e mori postin, tha se liberalizimi do të bëhet për tre muaj.

Edhe Procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave dhe premtimet e liderëve ndër vite Arbëri Procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave dhe premtimet e liderëve ndër vite

Kosova sot e atë ditë po vendnumëron.

Kritikat e ashpra ndaj BE-së, Hashim Thaçi i mori me vete edhe në presidencë.

Si president i republikës, u tregua i rreptë me Bashkimin Evropian, madje tha që kishte pranuar bërjen e Gjykatës Speciale në këmbim të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare me peshë.

Luftën e tij të ashpër nuk e ndali edhe më tutje.

Një ditë pas, e thirri për vizitë presidentin shqiptar, Ilir Meta, duke i kërkuar atij pasaporta për gjithë kosovarët që kanë mbetur të izoluar.

Por, kjo pasaportë nuk u bë për të gjithë qytetarët, u bë vetëm për liderët politikë.

Thuajse secili nga liderët kryesorë në vend ka pasaportën shqiptare, me të cilën mund të lëvizë pa vizë në Evropë.

E qytetarët vazhdojnë pritjen në radhë para ambasadave....Muaj të tërë pritje për një termin e për një vizë.

Plot ankesa për trajtim të padinjitetshëm nëpër ambasada.

Ato po vazhdojnë edhe sot, kur Kosova po feston 10 vjet shtet.

Vulë e izolimit të Kosovës, edhe pas 10 vjetësh pavarësi, i dha Komisioni Evropian veç dy javë më parë, kur Kosova nuk u bë pjesë e planit për zgjerim, raporton KTV.

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe votimi i marrëveshjes për demarkacionin janë kritere pa kompromis.

Të gjithë liderët dolën me një rund tjetër kritikash ndaj BE-së se morën pak nga ajo çfarë kanë pritur.

Më e sinqerta në këtë mes ishte ministrja aktuale e integrimit, Dhurata Hoxha.

Kështu qytetarët vazhdojnë ta kenë ëndërr një pasaportë që thyen kufijtë e për të shkelur në Evropë mjafton ta kenë në xhep një biletë fluturimi.

Edhe Kolumne BE-ja t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës e jo për shkak të meritave të politikanëve

Në këtë 10-vjetor, qytetarët do të kujtojnë atë që u quajt eksodi më i madh i pasluftës në Kosovë, ikjen masive me autobusë nëpërmjet Serbisë.

Këto imazhe do të mbeten sinonimi i frustrimit të kosovarëve me jetën në kafaz, ndërkohë që jetojmë tash e 18 vjet në liri.