2018-ta ka qenë viti kur Kosova është afruar më shumë se kurrë më parë, drejtë finales për liberalizim vizash.
Edhe këtë vit, shteti me politikën e jashtme dështuan ta përmbyllnin premtimin e vjetër, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe radhë të gjata pritjeje nëpër ambasada, qytetarët do të përballen edhe për muaj të tërë.
2018-ta, njëjtë sikurse vitet paraprake është vit i premtimeve të ngutshme, si këto që ka bërë kryeministri, Ramush Haradinaj.
Të nxehtë në këtë premtim edhe sivjet janë shfaqur ministrja e integrimit evropian, Dhurata Hoxha, e zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
Ish-kreu i PDK-së tash president i Kosovës, Hashim Thaçi, njeriu me më së shumti vjet në këtë premtim, nuk ka munguar as këtë vit, bashkë me pasardhësin e tij të partisë.
E kur ora e Vitit të Ri po afron, ka qenë përsëri kryeministri Haradinaj, që ka shprehur edhe njëherë dëshirën që liberalizimi i vizave të ndodhë në 2019-ën.