Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi me ftesë të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, po merr pjesë në punimet e konferencës dyditore rajonale me temën “Përgjimi i komunikimeve elektronike, korniza ligjore, eksperienca dhe roli i Prokurorit Publik”.
Në këtë konferencë kryeprokurori Lumezi, ka prezantuar kornizën ligjore dhe përvojat e Republikës së Kosovës në zbatimin e legjislacionit në fushën e përgjimit elektronik.
kuadër të kësaj konference kryeprokurori Lumezi, gjithashtu ka zhvilluar takime të ndara me kryeprokurorët e Shqipërisë, Kroacisë, Turqisë, Mali të Zi dhe aqedonisë.
Ndër temat kryesore të diskutimeve në këto takime ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në luftën kundër krimit të organizuar transnacional si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e përgjimit të komunikimeve elektronike.
-
Lumezi: Për t’i luftuar rreziqet në siguri dhe drejtësi na duhet bashkëpunim rajonal
-
Lumezi në tryezën amerikane të drejtësisë në Zagreb
-
Kosova pjesëmarrëse e Konferencës rajonale e grave gjyqtare dhe prokurore
-
Lumezi e dorëzon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
-
Lumezi: Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë