Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova po shëmtohet, 352 mijë ndërtime pa leje

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot ka bërë prezantimin e pakove informuese për procedurat e lejeve ndërtimore.

Me këtë rast ministrja e MMPH tha se qëllimi i kësaj punëtorie është informimi për procedurat e lejeve që nëpërmes kësaj pakoje informuese të bëhet standardizimi dhe unifikimi për përshpejtimin e lejeve të ndërtimit.

Ajo shtoi se 352 mijë ndërtime pa leje janë të evidentuara në Ministri të Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Veliu tha se komunat e Kosovës kanë qenë të përfshira në hartimin e akteve nënligjore për ndërtimet.

Për këtë, ai tha se komunat kanë shënuar progres në shërbimet për përshpejtimin e pajisjeve me leje të ndërtimit.

“Me hartimin e akteve nënligjore do të shkurtohen edhe më shumë procedurat e lejeve të ndërtimit. Komunat kanë arrit një standard të lartë për transparencë lidhur me pajisjet për leje të ndërtimit. Kjo është arritur falë angazhimit të kryetarëve të komunave, por synimi i tyre është për shtimin e shërbimeve elektronike për lëshimin e lejeve të ndërtimit përmes internetit”, ka thënë Veliu.

Edhe Komunat kërkojnë aplikim online për lejet ndërtimore Arbëri Komunat kërkojnë aplikim online për lejet ndërtimore

Ai kërkoi që sa më parë të miratohet ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Ndërsa Merita Behluli nga USAID ka prezantuar pakon informuese, duke shpresuar që në një të ardhme të afërt edhe institucionet kosovare të lëshojnë leje elektronike, sikurse vendet e rajonit.

{gallery}