Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor synon rrënimin e objekteve pa leje, të cilat nuk aplikojnë për legalizim sipas Ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
MMPH-ja, të enjten, ka lansuar fushatën “Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë”, me të cilën ka filluar procesin e ri për trajtimin e këtyre objekteve, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë lansimin e kësaj fushate, Ministria ka shpalosur pesë udhëzimet administrative të cilat rregullojnë aspektet e veçanta të këtyre objekteve.
Në tentativën e parë të procesit të legalizimit, kjo ministri kishte krijuar një regjistër shtetëror, ku kishte identifikuar 352 mijë e 836 ndërtime pa leje në të gjitha komunat e Kosovës. Megjithatë, për legalizim të këtyre objekteve pati vetëm 8 mijë e 461 aplikime.
Shkaku i – siç thuhet - mangësive të ligjit paraprak, në shtator të vitit të kaluar është miratuar Ligji i ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)