Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po merr pjesë në Konferencën Ministrore “Qeverisja e mirë publike – për qytetarët dhe bizneset”, organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), që po mbahet në Paris, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Konferenca ka për temë “Qeverisjen e mirë publike – për qytetarët dhe bizneset”, ku do të trajtohen çështje si transformimi i administratës publike në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonferenca shënon 25 vjetorin e Programit SIGMA, që paraqet sukses të jashtëzakonshëm të partneritetit afatgjatë ndërmjet OECD dhe Bashkimit Evropian. Gjithashtu Konferenca do të përqendrohet në mbështetjen e reformave ekonomike përmes qeverisjes së mirë publike, duke krijuar një ambient konkurrues dhe miqësor për biznesin përmes shërbimeve më të mira publike dhe përmirësimit të sundimit të ligjit.
Gjatë sesioneve të kësaj konference do të diskutohen qasjet inovative në qeverisjet bashkëkohore dhe kompleksiteti i nevojave të qytetarëve.