Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova pjesë e mbledhjes së Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i shoqëruar nga Blerim Olluri, kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po marrin pjesë në mbledhjen e 69 të Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike, e cila po mbahet në New Orleans.

“Në këtë ngjarje të përmasave globale, Republika e Kosovës është renditur përkrahë shteteve më të fuqishme botërore. Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar zhvilloi takime të shumta, ku vlen të veçohet takimin me Betty Layne, kryetare e porsazgjedhur e Akademisë Amerikane të Shkencave të Forenzikës. Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Mustafa e njoftoi Layne, me të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e forenzikës dhe vendosmërinë që investimet materiale dhe profesionale do të vazhdohen edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, kryetarja e Akademisë Amerikane të Shkencave të Forenzikës, Betty Layne vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në fushën e forenzikës dhe ofroi gatishmërinë e saj dhe të akademisë për të ofruar përkrahje profesionale dhe shkencore.

Ftesës së zëvendësministrit Mustafa për ta vizituar Republikën e Kosovës, Layne iu përgjigj pozitivisht, duke premtuar që kjo do të ndodhe në kohën më optimale.

Akademia Amerikane e Shkencave të Forenzikës është akademia më prestigjioze e zhvillimit të shkencave forenzike në botë. Nga viti 2008, Xhemajli Ademaj, Drejtor i Departamentit për Traseologji Forenzike në AKF, është anëtarë i rregullt i kësaj akademie, me thirrjen më të lartë Fellow.