Në një kumtesë dërguar medieve, Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se e mbështet njoftimin e Ekipit të Përbashkët të Hetimeve për rrëzimin e fluturimit MH17, i cili thekson se katër të dyshuar do të ndiqen penalisht për krimet në lidhje me rrëzimin e fluturimit të Malaysian Airlines, të datës 17 korrik 2014.
Sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës i bashkëngjitet shteteve të Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj duke shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet për zbulimin e së vërtetës dhe për t’u siguruar që do të vihet drejtësi për humbjen e jetës së 298 personave nga 17 shtete të ndryshme.
“Përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike duhet të japin llogari”, përfundon kumtesa.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministri i Malajzisë dënon akuzat për rrëzimin e aeroplanit MH17
-
Misteri i aviacionit që sfidoi botën - pas 10 vjetësh, kërkimet nisin sërish
-
OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines më 2014
-
Malajzi, të paktën dhjetë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në autostradë
-
Pas aksidenteve me Boeing, shtohet kujdesi në fluturimet në Prishtinë