Pas vendimit të Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë iranianë për shkak të dyshimeve se ishin duke planifikuar sulme terroriste në vend, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se Kosova përkrah këtë vendim dhe se mbështet qëndrimin e Amerikës për Iranin.
“Mbështesim vendimin e Shqipërisë për të dëbuar diplomatët iranianë që ndërmorën aktivitete që kërcënuan sigurinë e Shqipërisë. Kosova përkrah politikën e Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë për Iranin. Ne jemi kundër sjelljeve të pamatura të Iranit në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli.
Edhe Amerika përgëzoi qeverinë shqiptare për vendimin e marrë.
Artikuj të ngjashëm